Jo vetëm pleqtë, ja moshat e tjera që rrezikojnë më shumë nga koronavirusi

Bota

Jo vetëm pleqtë, ja moshat e tjera që rrezikojnë më shumë nga koronavirusi

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 19:27
Foto Ilustrim

Shumica e atyre që kanë humbur jetën nga koronavirusi duket kanë qenë mosha të thyera, me probleme shëndetësore para-ekzistuese. Megjithatë qeveria kineze ka nxjerrë një listë prej disa personash nën 60 vjeç dhe pa asnjë sëmundje tjetër, që kanë ndërruar jetë nga Covid 19.

Ata janë të moshave 29,  36, 50, 53, 55 dhe 58 vjeç, e një kujtesë për shkencëtarët se ende nuk e kanë kuptuar krejtësisht natyrën e vërtetë të sëmundjes së nisur nga Kina e që po përfshin botën.

Rastet e regjistruara deri tani tregojnë se pjesa më e madhe e infektimeve nuk është serioze. Shumë pacientë kanë shfaqur simptoma të buta, ndonëse një pjesë e tyre kanë zhvilluar më pas probleme në frymëmarrje, e më tej dhe pneumoni.

Por ekspertët ende nuk arrijnë ta thonë me saktësi se kush rrezikon më shumë nga ky virus.

Rasti i 36 vjeçarit të përmendur nga qeveria kineze është kthyer në një enigmë për mjekët. Ai nuk kishte probleme shëndetësore dhe askush nuk di ta thotë përse organizimi i tij nuk e përballoi sëmundjen.

Vetëm dy javë më vonë, në Wuhan vdiq një mjek 29 vjeçar, Peng Yinhua, i cili e kishte marrë sëmundjen ndërsa punonte “ në vijën e parë të frontit”. Raste infektimi ka pasur dhe mes fëmijëve, por ata duket e kalojnë mjaft më lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat