Erdogan refuzoi “ofertën prej 1 miliard euro” nga BE-ja për refugjatët

Bota

Erdogan refuzoi “ofertën prej 1 miliard euro” nga BE-ja për refugjatët

Më: 4 mars 2020 Në ora: 17:11
Foto

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se ai kishte refuzuar një ofertë të BE-së për një miliard euro shtesë për të ndihmuar në trajtimin e afërsisht katër milionë refugjatëve që strehon.

“Ata na thonë, ‘ne do t’ju dërgojmë një miliard euro’. Kë po përpiqeni të mashtroni?… Ne nuk i duam këto para”, citohet të ketë thënë Erodgan.

Erdogan tha se Turqia refuzoi ofertën e Evropës prej 1 miliard euro ndihmë për refugjatët sepse Ankaraja kishte shpenzuar tashmë 40 miliardë dollarë dhe do të gjente një mënyrë për të fituar ato para.

Ndryshe, Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të hënën për situatën në kufi me Greqinë pak ditë pasi Turqia tha se u kishte “hapur dyert” refugjatëve dhe migrantëve për t’u larguar për në Bashkimin Evropian.

Turqia provokoi krizë të freskët migrantësh pasi tha se nuk do t’i ndalonte katër milionë refugjatët të shkonin drejt Evropës.

Ankaraja hapi dyert për migrantët javën e kaluar pasi 33 ushtarë të saj u vranë në një sulm ajror nga qeveria siriane në Idlib, në veri-perëndim të Sirisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat