Erdogan në vizitën në Rusi kërkon armëpushim urgjent në Idilb

Bota

Erdogan në vizitën në Rusi kërkon armëpushim urgjent në Idilb

Më: 4 mars 2020 Në ora: 23:59
Recep Tayyip Erdogan

Vizita e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Rusi synon të arrijë një armëpushim të menjëhershëm në provincën e Idlibit në Siri, tha të mërkurën zëdhënësi presidencial i Turqisë.

“Gjatë rrugës për në Moskë, qëllimi ynë kryesor është armëpushimi i menjëhershëm brenda kornizës së marrëveshjes së Idlibit që kemi nënshkruar me Federatën Ruse”, tha Ibrahim Kalin në një konferencë shtypi pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin turk, Ankara.

Duke vënë në dukje se Ankaraja ka marrëdhënie gjithëpërfshirëse me Rusinë, Kalin tha që Turqia dëshiron të arrijë një marrëveshje nën një mirëkuptim të veçantë sidomos për Idlib, megjithatë, qëndrimi i Turqisë është “absolutisht i qartë” për këtë çështje, shkruan AA.

Kalin ka ripërsëritur se Turqia nuk është në Siri për përfitime territoriale, por për të hapur rrugën për një proces politik dhe për të mbrojtur civilët.

Kalin vazhdoi duke thënë se për kthimin e sigurt dhe vullnetar të refugjatëve sirianë gjendja në terren duhet të jetë e favorshme.

Por, hapja e kufijve nga ana e Turqisë për migrantët ka shqetësuar Europën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat