Studimi i Kombeve të Bashkuara/ 90%e njerëzve paragjykues ndaj femrave

Bota

Studimi i Kombeve të Bashkuara/ 90%e njerëzve paragjykues ndaj femrave

Më: 6 mars 2020 Në ora: 07:59
Ilustrim

Nuk ka asnjë vend në botë me barazi gjinore, madje një numër i koniderueshëm shtetesh janë paragjykues ndaj femrave. Ky është përfundimi i arritur nga një studim i Kombeve të Bashkuara.

Indeksi “Normat Sociale Gjinore” analizoi paragjykimet për femrat në fusha si politika dhe arsimi në 75 vende të botës. Raporti jep një shifër shokuese. Të paktën 90% e burrave kanë një lloj paragjykimi ndaj grave.
Në nivel global, afër 50% e burrave thanë se kishin më shumë të drejtë në një punë sesa gratë.Pothuajse një e treta e të anketuarve menduan se ishte e pranueshme që burrat të godisnin partnerët e tyre.

Zimbabve kishte sasinë më të lartë të paragjykimit ku vetëm 0.27% të njerëzve që u anketuan nuk raportuan aspak paragjykim gjinor. Në skajin tjetër është Andorra ku 72% e njërëzve të anketuar nuk raportuan asnjë paragjykim.

Në Zimbabve, 96% e njerëzve thanë se dhuna ndaj grave ishte e pranueshme. Në Filipine, 91% e njerëzve kishin këto qëndrime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat