Pakistani “pushtohet” nga karkalecat, shpallet gjendje emergjente

Bota

Pakistani “pushtohet” nga karkalecat, shpallet gjendje emergjente

Më: 7 mars 2020 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Fermerët pakistanezë po përballen me përhapjen më të madhe të karkalecave në gati tri dekada. Përhapja e këtij insekti i ka rrezikuar të mbjellat dhe po ndikon në rritjen e madhe të çmimit të ushqimit.

Reshjet e mëdha të shiut dhe ciklonet ndikuan në rritjen e madhe të karkalecave në Gadishullin Arabik vitin e kaluar, sipas Kombeve të Bashkuara.

Prej asaj kohe, karkalecat e shkretëtirës janë përhapur nga Afrika Lindore deri në Indi, përfshirë edhe Pakistanin, sidomos pjesën jugperëndimore, në kufi me Iranin.

Kriza që e kanë shkaktuar karkalecat është aq e rëndë, saqë qeveria e ka shpallur gjendjen emergjente kombëtare dhe ka kërkuar ndihmë urgjente nga komuniteti ndërkombëtar.

Zyrtarët në provincën jugore të Sindit kanë frikë se karkalecat do t’i shkatërrojnë të mbjellat e pambukut disa muaj para vjeljes.

Sipas Odës së Bujqësisë së këtij rajoni, karkalecat tashmë i kanë shkatërruar gati gjysmën e të mbjellave afër qytetit Karaçi.

“Nuk kam parë numër kaq të madh të karkalecave në karrierën time”, tha Shehbaz Akhtar, zyrtar për bujqësi, i cili po merret me zgjidhjen e këtij problemi.

Në Pakistan ka arritur edhe një ekip i ekspertëve kinezë, të cilët po e hetojnë “pushimin” e vendit nga karkalecat, shkruan “Daily Mail”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat