Mbyllen shkollat edhe në Irlandë

Bota

Mbyllen shkollat edhe në Irlandë

Më: 12 mars 2020 Në ora: 13:39
Ilustrim

Shkollat, kolegjet dhe objektet e tjera publike në Republikën e Irlandës do të mbyllen pas shpërthimit të koronavirusit.

Kështu bëri të ditur sot, kryeministri irlandez, Leo Varadkar, i cili tha se vendimi do të hyj në fuqi nga sot në ora 18 :00 deri me 29 mars.

Ai po ashtu tha se do të anulohen mbledhjet dhe tubimet masive. Kryeministri po ashtu tha se aty ku është e mundur të punohet në distancë, njerëzit duhet ta bëjnë këtë.

Vdekja e parë nga koronavirusin është regjistruar në Irlandë ditën e djeshme, shkruan BBC.

Viktima, një grua e moshuar, ndërroi jetë në një spital në Dublin, ku ishte duke u trajtuar për Covid-19. Pacientja ishte në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe ajo ishte shtruar në spital disa ditë më parë.

Kryeministri Varadkar tha që shkollat, kolegjet dhe objektet e kujdesit për fëmijët do të mbyllen nga dita e premte.

Ai po ashtu tha që dyqanet duhet të mbeten të hapura dhe transporti publik do të vazhdojë të funksionojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat