Erdogan dhe Putin bisedojnë për çështjen e Idlibit

Bota

Erdogan dhe Putin bisedojnë për çështjen e Idlibit

Më: 13 mars 2020 Në ora: 06:47
Recep Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin biseduan lidhur me çështjen e Idlibit. Sipas një deklarate me shkrim nga rezidenca e Kremlinit njoftohet se Putin dhe Erdoğan zhvilluan në bisedë telefonike ku diskutuan për zbatimin e marrëveshjes së arritur me 5 mars mes Rusisë dhe Turqisë.

Në bisedën mes Putin dhe Erdogan u theksua se është mirëpritur ulja e ndjeshme e tensionit në rajonin e deeskalimt Idlib të Sirisë. Në bisedë ndër të tjera u nënvizua sigurimi në mënyrë të qëndrueshme i armëpushimit dhe rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë nëpërmjet ministrive të mbrojtjes së Rusisë dhe Turqisë me qëllimin për ta bërë më të qëndrueshëm situatën.

Dy liderët gjithashtu u dakordësuan që të mbajnë dialog në mënyrë të rregullt në nivele të ndryshme, përfshirë kontaktet personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat