Uellsi konfirmon vdekjen e pacientit të parë nga coronavirusi

Bota

Uellsi konfirmon vdekjen e pacientit të parë nga coronavirusi

Më: 16 mars 2020 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Uellsi ka konfirmuar vdekjen e pacientit të parë nga coronavirusi, ndërsa bëhet fjalë për një person 60-vjeçar.

Sipas mediave të huaja, pacienti vdiq në Spitalin Wrexham Maelor dhe kishte probleme themelore shëndetësore.

“Mund të konfirmojmë se kjo është vdekja e parë në Uells nga infeksioni i coronavirusit”, deklaruan nga autoritetet e shëndetësisë në Uells.

“Asnjë detaj tjetër në lidhje me këtë individ nuk do të dalë, dhe ne kërkojmë nga ata që raportojnë për situatën të respektojnë konfidencialitetin e pacientit”, është thënë ndër tjerash. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat