Haiti ndalon fluturimet nga Evropa, Kanada dhe Amerika Latine

Bota

Haiti ndalon fluturimet nga Evropa, Kanada dhe Amerika Latine

Nga: Elizabeta Bajrami Më: 16 mars 2020 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Haiti do tё pezulloi fluturimet nga Evropa, Kanada, Republika Dominikane dhe Amerika Latine për dy javët e ardhshme gjatë pandemisë koronavirus, sipas kryeministrit të Haitit, Joseph Jouthe.

Fluturimet nga Shtetet e Bashkuara prapëseprapë do të lejohen, "pas një marrëveshjeje me autoritetet amerikane," Jouthe shkroi të dielën.

Tweet-i vazhdoi:

"Të gjitha fluturimet që nisen nga Evropa, Kanada, Republika Dominikane dhe Amerika Latine janë të ndaluara, për 2 javët e ardhshme, nga mesnata në 3/16/2020.

“Vetëm fluturimet nga SH.B.A. janë akoma të autorizuara, pas një marrëveshjeje me autoritetet amerikane”, thuhet nё postim.

Ndёrkaq Haiti nuk ka regjistruar ende ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit, raportoi CNN, transmeton Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat