Koronaviurusi, kreu i OBSH bën deklaratën e frikshme: Ngjitja vijon edhe dy javë pas shërimit

Bota

Koronaviurusi, kreu i OBSH bën deklaratën e frikshme: Ngjitja vijon edhe dy javë pas shërimit

Më: 16 mars 2020 Në ora: 19:13
Tedros Adhanom Ghebreyesus

“Personat e prekur nga koronavirusi, mund të infektojnë të tjerët, edhe pas shërimit dhe kur nuk kanë asnjë simptomë. Kështu që masat e mbrojtjes duhet të vijojnë së paku edhe dy javë pas zhdukjes së simptomave”.

Kjo deklaratë u dha nga kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në konferencën e mbajtur në Gjenevë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai bëri me dije se aktualisht ka më shumë raste vdekjesh nëpër botë se sa në Kinë dhe për rrjedhojë janë sugjeruar masa shtesë si mbyllja e shkollave, eventeve sportive dhe aktiviteteve të tjera publike.

Sipas tij, mënyra më e mirë për të parandaluar infeksionin, është ndërprerja e rrjetit të transmetimit dhe se për ta bërë një gjë të tillë është i nevojshëm izolimi dhe testimi.

OBSH ka dërguar rreth 1.5 milionë teste në 120 shtete të prekura, ndërkohë që bashkëpunimi me agjencitë prodhuese vijon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat