Presidenti Trump jep deklaratën që pikëlloi gjithë botën

Bota

Presidenti Trump jep deklaratën që pikëlloi gjithë botën

Më: 16 mars 2020 Në ora: 21:57
Donald Trump

Presidenti i ShBA-së Donald Trump deklaroi se pandemia e COVID-19 që ka pllakosur të gjithë globin mund të zgjasë deri në fund të verës.

Ai gjithashtu njoftoi se në 15 ditët e ardhshme shtetasit amerikanë nuk do të lejohen të mblidhen në grupe me më shumë se 10 veta si dhe kërkoi që të evitohen sa më shumë restorantet.

Nga Shtëpia e Bardhë kreu i ShBA-së shprehe se vendi po lufton me një armik të padukshëm i cili është shumë ngjitës.

I pyetur se për sa kohë do të vijojë kjo gjendje alarmante, ai u beson se do të zgjasë deri në muajt korrik ose gusht, por këtë deklaratë nuk e ka shpjeguar me fakte.

Deri më tani në ShBA janë konfirmuar mbi 4100 të infektuar dhe 71 viktima.

Trump ka shpallur gjendjen e emergjencës në të gjithë vendin, si dhe është treguar i gatshëm t’i paguajë 1 mld dollarë një kompanie për krijimin e vaksinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat