Derisa e tërë bota u bënë thirrje qytetarëve të qëndrojnë nëpër shtëpi nga frika e coronavirusit, amerikanët ia mësyjnë plazheve të Floridës

Bota

Derisa e tërë bota u bënë thirrje qytetarëve të qëndrojnë nëpër shtëpi nga frika e coronavirusit, amerikanët ia mësyjnë plazheve të Floridës

Më: 18 mars 2020 Në ora: 11:51
Foto Ilustrim

Derisa në tërë botën autoritet po u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë masat e sigurisë për parandalimin e përhapjes së coronavirusit dhe të qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpi, amerikanët duket se nuk po i frikësohen shumë kësaj pandemie, pasi mijëra prej tyre ia kanë mësyrë plazheve të bukura të Floridës.

Rregulli që të mbahet distanca prej të paktën një metër larg njëri-tjetrit as që vjen në shprehje në këtë rast, pasi plazhi është mbipopulluar si edhe mund të shihet në videon e publikuar më poshtë.

Pamjet janë filmuar në brigjet e Floridës ku shihen qytetarët duke u rrezitur dhe lartë në ditët e vikendit – sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Kujtojmë që në SHBA janë konfirmuar më shumë se 4.700 raste me coronavirus, ku më shumë se 90 tjerë kanë humbur jetën nga infeksioni me COVID-19.

Qytetet por edhe shtetet në mbarë SHBA-të i janë përgjigjur thirrjeve të autoriteteve duke mbyllur shkollat, baret, restorantet dhe hapësirat publike nëpër të cilat mund të organizohen tubime publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat