Koreja e Veriut krenohet se nuk ka koronavirus, CIA: Është maskim

Bota

Koreja e Veriut krenohet se nuk ka koronavirus, CIA: Është maskim

Më: 18 mars 2020 Në ora: 12:21
Kim Jong-un

Lideri koreanoverior Kim Jong-un pretendon se me një karantinë 30-ditore, kufij të mbyllur dhe pezullim të tregtisë me Kinën ka arritur ta mbajë vendin e tij të pastër nga koronavirusi. Por disa ekspertë pretendojnë se ky është vetëm një maskim.

“Është e pamundur që Koreja e Veriut të mos ketë asnjë rast me koronavirus,” tha Jung H. Pak për Fox News, një ish-ekspert i CIA në Korenë e Veriut.

Pak tha se mburrjet aspak realiste nga Kim ka të ngjarë të jenë mjeti i tij për të hequr vëmendjen nga ekonomia e Koresë së Veriut, dhunimi i i drejtave të njeriut dhe akteve të tjera kriminale.

Liderët në qytetin më të madh Phenia, të Koresë së Veriut, pretenduan se vendi kishte qënë në gjendje të ndalonte infektimin nga koronavirusi duke luftuar për mbijetese kombëtare.

Zyrtarët në Korenë e Veriut thanë se ata nuk gjetën asnjë të infektuar me koronavirus ndërmjet më shumë se 5400 njerëzve që u nxorën nga karantina.

Gjenerali Robbert Abrams, një komandant i forcave amerikane në Kore tregoi se aktiviteti i ulët  ushtarak, kohët e fundit në Korenë e Veriut lë të kuptohet që koronavirusi ka të ngjarë të ketë infektuaredhe këtë vend.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat