Ekspertët kinezë pretendojnë se një ilaç që është përdorur për trajtimin e gripit në Japoni, po shfaqet tejet “efektiv” në trajtimin e coronavirusit

Bota

Ekspertët kinezë pretendojnë se një ilaç që është përdorur për trajtimin e gripit në Japoni, po shfaqet tejet “efektiv” në trajtimin e coronavirusit

Më: 18 mars 2020 Në ora: 14:25
Foto Ilustrim

Ekspertët e shëndetësisë në Kinë pretendojnë se një ilaç që përdorej për trajtimin e gripit në Japoni, është treguar shumë “efektiv” në trajtimin e coronavirusit.

Favipiravir, një përzierje e barnave në medicinën japoneze anti-grip e njohur si Avigan, është përdorur te 340 pacientë të prekur me virusin vdekjeprurës në Kinë.

Pacientët që kanë përdorur Favipiravir janë rikuperuar më shpejtë dhe kanë treguar përmirësime të dukshme në mushkëri, krahasuar me ata pacientë që nuk e kanë përdorur këtë ilaç.

Komponentët e tij besohet se bllokojnë virusin që të depërtojë në pjesë të ndryshme të trupit të njeriut. Në anën tjetër hulumtues nga Hong Kongu, kanë bërë të ditur se janë duke i studiuar me vëmendje dozat e ndryshme te disa pacientë me COVID-19, dhe nëse ky ilaç tregohet i sigurtë do të shpërndahet falas.

Megjithatë ekspertët botëror paralajmërojnë se Fasvipiravir nuk do të ketë sukses tek pacientët që vuajnë edhe nga sëmundjet e tjera.

Sidoqoftë, derisa ende nuk është konfirmuar për një kurë që do t’i jepte fundit pandemisë globale, shumica e pacientëve kanë simptoma të lehta nga të cilat mund të shërohen duke qëndruar nëpër shtëpi për dy javë.

Deri më tani në mbarë botën janë infektuar afro 200 mijë persona, derisa 7.900 kanë humbur jetën ngas COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat