Kryeministri Kanadez: 82 miliardë dollarë pёr COVID-19

Bota

Kryeministri Kanadez: 82 miliardë dollarë pёr COVID-19

Nga: Elizabetë Bajrami Më: 18 mars 2020 Në ora: 17:38
Justin Trudeau

Duke folur mbi njoftimin e Presidentit Trump, kufiri SHBA-Kanada do të mbyllet për turizëm dhe rekreacion, Kryeministri Kanadez Justin Trudeau njoftoi masa të reja dhe domethënëse ekonomike në përgjigje të shpërthimit të COVID-19.

Duke folur nga Rideau Cottage sot, Trudeau tha se qeveria kanadeze është e përqendruar te njerëzit që nuk po marrin atë që u nevojitet gjatë kësaj pandemie, në mënyrë që ata të mund të blejnë sende ushqimore si dhe qeveria do të mbështesë bizneset që po përjetojnë kriza.

Trudeau njoftoi se do të ipen 27 miliard dollarë ndihmë të drejtpërdrejtë për punëtorët dhe bizneset dhe 55 miliardë dollarë shtesë për të përmbushur nevojat e bizneseve dhe familjeve kanadeze përmes shtyrjes së taksave për të ndihmuar në stabilizimin e ekonomisë. Kjo mbështetje prej 82 miliardë dollarësh përfaqëson më shumë se 3% të PBB-së Kanadeze, sipas Trudeau.

Ai shtoi se qeveria e tij po prezanton "Përfitimin e Kujdesit të Urgjencës", i cili do të sigurojë para çdo dy javë deri në 14 javë për punëtorët që duhet të qëndrojnë në shtëpi për shkak të COVID-19. Këto para janë në dispozicion për kanadezët që janë sëmurë, të vendosur në karantinë, duhet të izolohen ose të kujdesen për dikë me virus, raportoi CNN, transmetoi Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat