Kuba konfirmon vdekjen e parë nga koronavirusi

Bota

Kuba konfirmon vdekjen e parë nga koronavirusi

Nga: Elizabetë Bajrami Më: 18 mars 2020 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetit të Kubës konfirmoi sot vdekjen e saj të parë nga koronavirusi, një 61-vjeçar italian.

Sipas faqes në Twitter të ministrisë, burri vdiq këtë mëngjes. Zyrtarët kubanë kishin thënë më parë se ai vuante nga astma.

Burri ishte një nga tre turistët italianë që mbërritën në Havanë në 9 Mars, në të njëjtën ditë që Italia vuri vendin në karantinë si dhe kufizoi udhëtimet e brendshme dhe ndërkombëtare për qytetarët e saj për të ndaluar përhapjen e shpejtë të virusit.

Poashtu Kuba konfirmoi tre raste të reja të Mërkurën, që përfshin dy Kubanë dhe një burrë 77-vjeçar nga Kalifornia. Gjithsej vendi tani qëndron me 10 tё infektuar, raporton CNN, transmetoi Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat