Ja shembujt e propagandës ruse për koronavirusin

Bota

Ja shembujt e propagandës ruse për koronavirusin

Më: 18 mars 2020 Në ora: 21:26
Foto

Propaganda ruse tashmë e konfirmuar edhe nga Bashkimi Evropian, po vazhdon e rash duke e shfrytëzuar edhe situatën me koronavirus, ku mundësitë për rritje të panikut janë shumë të mëdha.

Sot gjatë ditës Reuters kishte lëshuar një artikull ku i referohen një dokumenti të BE-së, për fushatën dezinformuese që është duke e bërë Kremlini zyrtar për ta rritur panikun të banorët e Bashkimit Evropian. Zyrtarët rus e kishin demantuar BE-në që e akuzon Rusinë për dezinformim e propagandë rreth koronavirusit, por faktet tregojnë të kundërtën. Artikulli në vazhdim i publikuar në www.pravda.rs i titulluar “Bota në shok! Koronavirusi është armë biologjike amerikane: Ish Këshilltari i Putinit “zbuloi gjithçka”, Rusia me metodat e saj tashmë të njohura për Perëndimin, bën propagandë të tmerrshme dhe shpërndanë dezinformata vetëm për të rritur panikun edhe ashtu të madh te qytetarët evropian dhe më gjerë.
Në vazhdim artikulli i plotë dezinfromues të cilin në origjinal mund ta gjeni në http://www.pravda.rs/2020/3/16/svet-u-soku-korona-virus-je-americko-biolosko-oruzje-bivsi-putinov-savetnik-sve-otkrio/

Artikulli i plotë dezinfromues:

Bota në shok! Koronavirusi është armë biologjike amerikane: Ish Këshilltari i Putinit “zbuloi gjithçka”

Këshilltari i deritanishëm i Vladimir Putinit, ekonomisti i njohur rus, akademiku Sergei Glazev, supozon se prapa përhapjes së koronavirusit në botë qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht administrata e Donald Trump.
Madje, shton se kjo është një armë biologjike amerikane, të cilën Uashingtoni arriti të rivendoste për ta konsoliduar hegjemoninë e saj planetare, sepse Ebola, gripi i shpendëve dhe revolucionet me ngjyra “nuk e kanë kryer punën”.

Akademiku Glazev më tej theksoi dhe shpjegoi:
“Të dy luftërat botërore u dalluan nga mjetet e tyre të habitshme për të kryer operacione luftarake. Ja që amerikanët janë të parët që arritën ta bëjnë këtë përmes armës biologjike. Për ta, Ebola dhe gripi i shpendëve ishin eksperimente përmes të cilave lindën viruse me efekte selektive dhe të qëllimshme”.

Glazev kujton se Shtetet e Bashkuara kanë laboratorë biologjikë ushtarak në të gjithë botën:

“Një prej këtyre laboratorëve është në Ukrainë. Amerikanët testojnë viruset e tyre te njerëzit që janë në thelb bashkatdhetarët tanë. SHBA tashmë ka një arsenal të plotë të armëve biologjike”, thotw ai.

Duke folur para kamerave të TV “Cargrad” ai shtoi:
“Ne kemi biseduar për këtë një vit më parë, madje 2, 3 dhe 4 vjet më parë. Ne i parashikuam të gjitha këto. E gjithë kjo është një luftë hibride e Shteteve të Bashkuara kundër pjesëve të ekonomisë botërore që nuk janë nën kontrollin e tyre. Nëse e kemi parasysh këtë, gjithçka bëhet e kuptueshme dhe logjike “.

Epidemia është vetëm një pretekst për ndryshimin e rregullave të lojës së madhe. Damarët e globalizmit janë duke shpërthyer!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat