Rrefim i pa dëgjuar, ja si është ta kesh koronavirusin dhe të jetosh me të

Bota

Rrefim i pa dëgjuar, ja si është ta kesh koronavirusin dhe të jetosh me të

Më: 18 mars 2020 Në ora: 23:03
Justin Wilhite

Një burrë nga Kalifornia ka zbuluar se si është të prekesh nga koronavirusi.

Justin Wilhite, 39 vjeçar nga Sacramento, tregoi në lidhje me simptomat e tij në Twitter – duke thënë se ai u prek nga sëmundja infektuese fillimisht rreth 4 marsit, por e mënjanojë atë duke e atë si alergji, deri sa ui rënduan simptomat nëntë ditë më vonë, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net

.Ndonëse ai ende nuk është testuar për koronavirus për shkak të mungesës së testeve për koronavirus në tërë SHBA-në, mjekët i kanë thënë se simptomat e tij përputhen me atë të virusit COVID-19 dhe i është kërkuar të karantinohet me familjen.

Wilhite gjithashtu u ka kërkuar njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur prekjen nga virusi, duke paralajmëruar se është më i vështirë se gripi për t’u kaluar.Duke përshkruar sesi virusi ndikoi tek ai, Justin – diabetik i tipit 1 – tha:

“Më 4 mars fillova të kem një dhimbje koke. Mund të ndjeja mushkëritë duke pompuar, gjë që është e çuditshme”.“Të premten e kaluar shkova tek mjeku sepse gati pësova të fikët pa ndonjë arsye të dukshme. Ndjeja dhimbje pas çdo marrje dhe lirimi fryme”.Justin tha që fillimisht ishte diagnostikuar me grip, të cilit iu përshkruan medikamenti Ibuprofen si qetësues dhe inhalues, e u lirua për në shtëpi.

Por ai tha që Ibuprofeni nuk i ndihmoi dhe inhalatori bëri që mushkëritë e tij të digjen, kështu që ai u kthye në spital.Që nga ajo kohë Franca ka lëshuar një paralajmërim kundër përdorimit të ibuprofen për të trajtuar koronavirusin, duke thënë se mund të përkeqësojë efektet.

Duke shkruar të martën, Justin vazhdoi: “Sot me mezi marr frymë. Të eci deri në banjë është si të vrapoj në një maratonë. Dhimbja e kokës nuk largohet”.“Ky nuk është grip. Të gjithë ne e njohim mjaft mirë gripin. Mendoni më gjatë, mendoni për dhimbjet në mushkëri”.Ai më pas shtoi se është vetkarantinuar së bashku me familjen e tij dhe se është në gjendje të mire shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat