Guardian: Kemi zbuluar arsyen se si ka ardhur koronavirusi

Bota

Guardian: Kemi zbuluar arsyen se si ka ardhur koronavirusi

Më: 19 mars 2020 Në ora: 16:51
Ilustrim

Përderisa shkatërrimi e biodiversitetit, pyjeve, kafshëve dhe vendbanimeve të tyre është duke u rritur në përmasa globale, shpërthimi i virusit të fundit mund të jetë vetëm fillimi i një pandemie masive, shkruan The Guardian

Mayibout është një fshat afrikan, i shtrirë në jug të lumit Ivindo dhe në veri të provincës Gabon. Banorët e këtij fshati tanimë janë mësuar me sëmundjet si malaria, ethet e verdha dhe ethet tropikale.

Në janar të vitit 1996, aty ka shpërthyer një sëmundje e paparë deri atëherë, e cila I la të vdekur 21- 37 banorë të fshatit. Këta fshatarë të infektuar janë raportuar që kanë mbajtur, apo vrarë shimpanza dhe i kanë përdorur si ushqim.

Në bazë të informacioneve të ekspertëve shëndetësorë, të cilët kishin vizituar këtë fshat, ku edhe nisi sëmundja e Ebolas, thuhej se çdo person që kishte shkuar në pyll, kishte pasur kontakt me shimpanzat dhe I kishte përdorur për ushqim, ishte infektuar. Shumica prej tyre kishin vdekur menjëherë, dhe disa të tjerë edhe pse ishin trajtuar, 90% prej tyre kishin vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat