Zëdhënësi i OBSH-së jep lajmin fantastik për COVID-19

Bota

Zëdhënësi i OBSH-së jep lajmin fantastik për COVID-19

Më: 19 mars 2020 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) aktualisht po teston pesë ilaçe për sëmundjen COVID-19 e shkaktuar nga koronavirusi SARS-COV-2, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jashareviq.

"Që në muajin shkurt, ne mblodhëm më shumë se 400 shkencëtarët kryesorë në botë në fushën e kërkimit për të përcaktuar jo vetëm atë që dihet për virusin, por në të njëjtën për të punuar në disa zgjidhje të tilla si vaksinat dhe ilaçet", thotë Jashareviq.

Sipas tij, është filluar të punohet në zbulimin e vaksinës, por kjo do të marrë ca kohë.

"Këto prova klinike do të bëhen në më shumë vende dhe ne do të përpiqemi t'i përshpejtojmë ato sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë që të arrijmë në disa rezultate dhe përparime në këtë fushë", përfundon zëdhënësi i OBSH-së.

Që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit në fund të dhjetorit 2019 në qytetin kinez Vuhan, 159 vende dhe territore në të gjithë botën kanë raportuar raste të COVID-19.

Më shumë se 222,000 njerëz në të gjithë botën janë të infektuar me këtë virus.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë regjistruar raste, dhe qeveritë po vendosin masa të ashpra për të ndaluar përhapjen e infeksionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat