“Duar të sigurta, duar të pastra”, sfida e re e internetit!

Bota

“Duar të sigurta, duar të pastra”, sfida e re e internetit!

Më: 20 mars 2020 Në ora: 06:50
Pamje nga videos

Sfidat në internet përmes nominimeve kanë qenë të shumta nga më qesharaket tek më të çuditshmet, që me mijëra njerëz në të gjithë botën i janë bashkuar atyre.

Në situatën kur bota po përjeton një situatë të rëndë nga koronavirusi duket se ka ndikuar edhe në llojit e sfidave që qarkullojnë në internet këto kohë.

Më e fundit është ajo e nisur nga Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetit, është larja e duarve.

Pas hashtagut “unë rri në shtëpi” tashmë të gjithë jemi të nominuar në sfidën “Duart të sigurta, duar të pastra’ si një mënyrë për të ndërgjegjësuar sa më shumë qytetarët që t’i lajnë shpesh dhe të ruajnë një higjienë të mirë personale”,

Kësaj sfide  i është bashkuar edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Manastirliu bën dhe një apel për të gjithë që të lajnë sa më  shumë duart dhe të shmangin kontakte me të tjetër, ndërsa shprehet se nominon të gjithë prindërit në një sfidë të tillë dhe që t’ua mësojnë atë edhe fëmijëve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat