Infektohet me koronavirus 1 vjeçari në Australi, besohet se ia transmetoi e ëma

Bota

Infektohet me koronavirus 1 vjeçari në Australi, besohet se ia transmetoi e ëma

Më: 20 mars 2020 Në ora: 07:21
Ilustrim

Koronavirusi ka gjetur terren edhe në Australi, duke mos kursyer edhe një 1 vjeçar, i cili deri më tani është personi më i ri i prekur nga COVID-19, në këtë kontinent, shkruajnë mediat e huaja.

Numri i përgjithshëm i të ifnektuarve në këtë kontinent ka shkuar në 710 persona dhe mosha e tyre është nga 1 vjeç deri në 79 vjeç. Besohet se mamaja e 1 vjeçarit të infektuar, ia ka transmetuar virusin vogëlushit, pasi më herët ajo është konfirmuar si mbartëse e Covid-19.

Sakaq, kryeministri i Australisë, Scott Morrison, është shprehur se duke filluar nga 20 marsi do të ndaloj hyrjen e të huajve në vendin e tij. Kjo masë është marrë në vazhdën e masave të një pas njëshme për të minimizuar përhapjen e virusit që ka alamruar botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat