Një mjek pakistanez arrestohet në SHBA nën akuzat për terrorizëm

Bota

Një mjek pakistanez arrestohet në SHBA nën akuzat për terrorizëm

Më: 20 mars 2020 Në ora: 13:20
Foto Ilustrim

Muhammad Masood, 28 vjeç, ish-koordinator i kërkimeve në Klinikën prestigjioze Mayo, u arrestua nga agjentët e FBI-së më 19 mars dhe u akuzua për komplot për të siguruar mbështetje materiale për një organizatë të huaj terroriste.

Prokurorët thanë se Masood ka qenë në Shtetet e Bashkuara me vizë pune.

Sipas tyre, qysh në muajin janar, Masood ka bërë disa deklarata te agjentët e paguar të FBI-së – për të cilët ka menduar se janë anëtarë të grupit militant Shteti Islamik – duke shprehur mbështetje për xhihadistët.

Ai po ashtu ka shprehur dëshirën për të udhëtuar në Siri dhe për të luftuar për Shtetin Islamik, si dhe dëshirën për të kryer sulme në SHBA.

Zëdhënësi i Klinikës Mayo, Ginger Plumbo, tha se Masood ka punuar më herët në qendrën mjekësore dhe se “nuk ka qenë i punësuar atje në kohën kur është arrestuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat