Testime për vaksinën kundër coronavirusit edhe në Britani të Madhe, pritet të fillojnë muajin e ardhshëm

Bota

Testime për vaksinën kundër coronavirusit edhe në Britani të Madhe, pritet të fillojnë muajin e ardhshëm

Më: 20 mars 2020 Në ora: 14:17
Foto Ilustrim

Testimet për vaksinën e coronavirusit në Britani të Madhe mund të fillojnë muajin tjetër, deklaron agjencia e shëndetit e Qeverisë, ndërsa bëhet vlerësimi i ilaçit i zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit.

Sipas mediave të huaja, thonë se shkencëtarët e Shëndetit Publik në Angli mund të japin lejen për testimin e njerëzve përpara afatit kohor të zakonshëm për zhvillimin e ilaçeve.

Raportohet se agjencia shëndetësore do të fillojë testimin paraprak të vaksinës ndaj kafshëve javën e ardhshme.

Studiuesit e Shëndetit Publik në Angli, kanë bashkëpunuar me ekipe në universitetet Liverpool dhe Bristol për të krijuar një kopje të saktë të Covid-19 për t’u përdorur në procesin e testimit.

Ende para daljes së rezultateve të kafshëve, njerëzit do të testohen, raporton The Guardian, pasi kjo siguron përpjekjen për të shpejtuar procesin e zhvillimit.

Thuhet se leja për testimin e njerëzve para rezultateve është dhënë pasi vaksina të ngjashme janë provuar dhe kanë rezultuar me sukses më parë.

“Ne jemi të vetëdijshëm që një vaksinë është e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur, sidomos në qershor-korrik kur presim një kulm të madh të vdekshmërisë”, ka thënë drejtuesi i Insititutit Jenner në Oksford, Adrian Hill.

“Kjo nuk është një situatë normale. Ne do të ndjekim të gjitha kërkesat standarde të sigurisë në testim por posa të kemi një vaksinë që funksionon ne do të veprojmë drejt një rruge të përshpejtuar për të shpëtuar jetë”, ka shtuar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat