Rusët ndërtojnë spital për pacientët me koronavirus

Bota

Rusët ndërtojnë spital për pacientët me koronavirus

Më: 21 mars 2020 Në ora: 09:09
Spitali rusi

Një ndërtim i madh është duke vazhduar në qytetin e Golokhvastov, 50 kilometra në jugperëndim të Moskës, për të ndërtuar një spital që do të trajtojë pacientët me COVID-19, sëmundje kjo që shkaktohet nga koronavirusi.

Ky spital pritet t’i ketë 500 shtretër si dhe konvikte të ndara për stafin që do të jetë rreth 1,000 punëtorë shëndetësorë.

Zyrtarët kanë thënë se spitali mund të hapet brenda një muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat