21-vjeçari lëpiu tualetin e avionit, infektohet me koronavirus - Bota Sot
21-vjeçari lëpiu tualetin e avionit, infektohet me koronavirus

Bota

21-vjeçari lëpiu tualetin e avionit, infektohet me koronavirus

Më: 26 mars 2020 Në ora: 12:37
Foto Ilustrim

Një i ri 21-vjeçar ka pranuar sfidën e fundit që ka dalë në rrjetin social TikTok. Kjo sfidë quhet “Coronavirus challenge” dhe ata që pranojnë duhet të lëpijnë një tualet publik.

Larz e pranoi këtë sfidë dhe lëpiu tualetin e një avioni. Disa ditë pas këtij veprimi atij iu shfaqën simptomat e koronavirusit.

Në videon që ai ka postuar ka marrë shumë kritika dhe shumë prej komentuesëve kanë thënë se mori dënimin që meriton.

Më herët, i riu ka treguar se si ka provuar të lëpijë akulloret dhe i ka lënë sërish në vendin e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat