Vazhdon përhapja e koronavirusit në botë, mbi 680 mijë raste të konfirmuara

Bota

Vazhdon përhapja e koronavirusit në botë, mbi 680 mijë raste të konfirmuara

Më: 29 mars 2020 Në ora: 18:10
Britani

Infektimet dhe vdekjet nga koronavirusi vazhdojnë të shtohen ndërsa virusi përhapet në gjithë botën.

Të dielën ishin mbi 680 mijë raste të konfirmuara. Në Shtetet e Bashkuara, epiqendra aktuale e virusit ka deri tani 124,686 raste. Vendi më i goditur evropian, Italia, konfirmoi 10, 023 të vdekur dhe 92, 472 të infektuar.

Numri i të vdekurve në gjithë botën të dielën ishte 31 mijë, me Shtetet e Bashkuara dhe Francën me nga 2 mijë vdekje në një ditë të vetme, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

Wuhani në Kinë, ku filloi epidomia e koronavirusit vitin e kaluar, filloi të rihapej të shtunën pas muajve izolimi total.

Britania ka njoftuar 17,315 raste të virusit dhe 1,019 vdekje. Kryeministri Boris Johnson, i cili vetë është prekur nga COVID-19, tha se gjendje pritet të vazhdojë të keqësohet.

Spanja njoftoi për 832 të vdekur të shtunën, duke sjellë numrin e përgjithshëm të viktimave në 5, 690.

Nju Jorku, me mbi 52 mijë raste të konfirmuara dhe mbi 700 vdekje, është epiqendra e virusit në Shtetet e Bashkuara./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat