​As koronavirusi nuk mund ta ndalojë luftën në Libi

Bota

​As koronavirusi nuk mund ta ndalojë luftën në Libi

Më: 29 mars 2020 Në ora: 22:41
Libi

Shpërthimet e raketave të artilerisë kanë tronditur sot kryeqytetin e Libisë Tripoli dhe luftimet janë ndezur mes masave kundër koronavirusit në shtetin afrikan ku janë konfirmuar pesë raste të reja me sëmundjen që tashmë ka kapluar pothuajse të gjithë botën.

Qendra Kombëtare e Kontrollit të Sëmundjeve Infektive ka njoftuar se infeksione të reja janë konfirmuar në qytetin veriperëndimor të Misrata, i cili kontrollohet nga forcat e një qeverie të njohur ndërkombëtarisht që lufton Ushtrinë Popullore Libiane, të udhëhequr nga komandant Khalif Haftar, raporton Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat