Moska në izolim, qytetarëve u bëhet thirrje të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre

Bota

Moska në izolim, qytetarëve u bëhet thirrje të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre

Më: 30 mars 2020 Në ora: 12:36
Foto Ilustrim

Të gjithë banorët e Moskës duhet nga sot të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre në vetëizolim – më saktësisht 12 milionë, ka bërë të ditur kryetari i këtij qyteti, Sergei Sobyanin.

“Sot kam nënshkruar dekretin për masat shtesë për të parandaluar përhapjen e shpejtë të coronavirusit. Vetëizolimi do të jetë i obligueshëm për të gjithë banorët e Moskës, pavarësisht moshës”, ka shkruar Sobyanin.

Në dekret është precizuar se largimi nga shtëpitë është i mundshëm vetëm në rast të ndonjë nevoje urgjente, siç është ndihma për mjekë apo kur rrezikohet jeta apo shëndeti.

Gjithashtu mund të dalin me leje të veçantë të gjithë ata që shkojnë në punë, bëjnë shoping apo nxjerrin për shëtitje kafshët shtëpiake në një rreze prej 100 metrave larg vendbanimit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Rusi janë regjistruar 270 raste reja me coronavirus, derisa numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 1.534 e të vdekur janë 64.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat