​Vendet në zhvillim do të kenë nevojë për 2,5 trilionë dollarë ndihmë

Bota

​Vendet në zhvillim do të kenë nevojë për 2,5 trilionë dollarë ndihmë

Më: 30 mars 2020 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Vendet në zhvillim do të kenë nevojë për një paketë ndihme financiare 2.5 trilionë dollarë këtë vit për të përballuar krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19, sipas një studimi të Kombeve të Bashkuara të botuar sot.

Ekonomitë në zhvillim do të pësojnë një "goditje të rëndë" për shkak të rrjedhjeve të mëdha të kapitalit, humbjes së fitimeve nga eksporti për shkak të rënies së çmimeve të mallrave, dhe rënies së vlerave të monedhës kombëtare, dhe ndikimi i përgjithshëm i pandemisë do të jetë më i keq se në rastin e krizës globale ekonomike të vitit 2008, transmeton Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat