Izrael, një hebre dhe një mysliman luten së bashku. Fotografia bën xhiron e botës

Bota

Izrael, një hebre dhe një mysliman luten së bashku. Fotografia bën xhiron e botës

Më: 30 mars 2020 Në ora: 21:18
Një hebre dhe një mysliman

Një foto e shkrepur në Izrael po bën xhiron e botës, edhe pse protagonistët e quajnë absolutisht normale.

Dy mjekë të Kryqit të Kuq ndërkombëtar, janë përfolur shumë në kohen që po kryenin lutje afër ambulancës së tyre.

Një gjest në dukje normal po të mos ishte se Abraham Mintz është i fesë hebraike, ndërsa shoku i tij Zohar Abu Jana, është një mysliman dhe shihet i gjunjëzuar në tokë mbi tapetin e tij.

Dy mjekët e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, kanë mbetur të habitur nga "zhurma" që iu bë shkrepjes:

"Ky është realiteti ynë i përditshëm. Secili lutet edhe për tjetrin", thonë ata.

Shkrepja, e titulluar "fotoja e ambulancës", përfaqëson një pushim fetar që ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe ka pasur jehonë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prej një viti Abraham dhe Zohar shërbejnë bashkë në zonen e Beer Sheva, në jug të Izraelit.

"Nuk e kuptojmë habinë që ka krijuar fotografia ", ka thënë Abraham për televizionin Ch.12.

"Thjesht po luteshim bashkë. Ky është realiteti ynë i përditshëm", ka thënë më tej ai.

"Kur vjen orari – ka shtuar Zohar – ndalojmë ambulancën për ndonjë minutë. Secili lutet edhe për tjetrin. Në këtë punë është normale të lësh menjanë politikën sepse jemi të thirrur të ndihmojmë njerëzit në nevojë".

Ata kanë shpjeguar se miqësia e tyre vjen edhe nga bindja se "ka një entitet superior që i bashkon të gjithë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat