E tërë bota është “ndalur” për shkak të coronavirusit, mirëpo aeroplanët po vazhdojnë të fluturojnë

Bota

E tërë bota është “ndalur” për shkak të coronavirusit, mirëpo aeroplanët po vazhdojnë të fluturojnë

Më: 31 mars 2020 Në ora: 12:19
Foto Ilustrim

Pavarësisht faktit se pjesa më e madhe e aviacionit nëpër botë është ndalur për shkak të rrezikut nga përhapja e coronavirusit, është për t’u habitur se si ende një numër i aviokompanive nëpër botë po vazhdojnë të transportojnë pasagjerë përfshirë edhe British Airways, e në ajër vazhdon të ketë aktivitete të mëdha.

Pandemia e coronavirusit ka goditur shumë trafikun ajror komercial, e një numër i madh i vendeve kanë ndaluar fluturimet, por shumë aeroplanë vazhdojnë të transportojnë njerëz me qëllim që të mund të rikthehen në vendlindjen e tyre.

Besohet se kur bëhet fjalë për trafikun ajror, fluturimet komerciale janë zvogëluar për 95 për qind, që do të thotë se ende fluturon 1 në 20 aeroplanë. Në anën tjetër aviokompanitë thonë se janë duke mbajtur të hapura linjat vitale.

“Punojmë për qeveritë e Bashkimit Evropian duke tentuar ta mbajmë sa më të vogël numrin e fluturimeve për shkaqe të jashtëzakonshme”, është thënë në Ryanair”.

Megjithatë, disa fluturime kryhen për arsye se duhet t’i kthejnë njerëzit nëpër shtëpitë e tyre”, thuhet në kumtesën e British Airways.

“Jemi duke bërë gjithçka që qytetarët t’i kthejmë nëpër shtëpitë e tyre, përfshirë edhe punonjësit që janë në gjendje kritike. Mirëpo jo të gjitha shtetet i lejojnë fluturimet. Me ministrinë e Punëve të Jashtme jemi duke punuar në hapjen e korridoreve aty ku mundemi”, thuhej ndër tjera.

Por, a janë aeroportet dhe aeroplanët të sigurtë për pasagjerët?

Në aeroportin e Londrës – Heathrow, kanë bërë të ditur se po bashkëpunojnë ngushtë me zyrtarët e shëndetit publik në Angli duke ua lehtësuar qasjen me qëllim që të forcojnë më shumë masat preventive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat