OBSH paralajmëron: Nga përdorimi jo adekuat i maskave më shumë shkaktohen dëme sesa dobi – mjekët patjetër duhet t’i bartin

Bota

OBSH paralajmëron: Nga përdorimi jo adekuat i maskave më shumë shkaktohen dëme sesa dobi – mjekët patjetër duhet t’i bartin

Më: 31 mars 2020 Në ora: 12:46
OBSH

Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë po vazhdojnë të bëjnë thirrje që të mos vendosen maskat në fytyrë, përveç nëse dikush është i infektuar me coronavirus apo kujdeset për dikë që tashmë është sëmurë nga COVID-19, raporton CNN.

Drejtori i OBSH-së për situata të jashtëzakonshme, Mike Ryan, ka thënë se nuk ekzistojnë dëshmi konkrete që bartja masive e maskave po sjell ndonjë dobi, por ka theksuar se përdorimi jo i duhur vetëm sa mund të shkaktojë më shumë dëme sesa dobi në luftën kundër përhapjes së coronavirusit.

Ai shtoi se OBSH-ja beson se maskat duhet t’i bartin personat që janë të sëmurë dhe punonjësit shëndetësor, të cilët patjetër duhet t’i kenë gjatë kryerjes së punëve.

“Ekziston një problem global – mungesa e maskave dhe pajisjeve tjera medicinale. Njerëzit që janë më të ekspozuar ngas rreziku i kësaj pandemie janë punëtorët shëndetësor që çdo sekondë rrezikohen. Ndjenja që nuk bartin maska është e tmerrshme”, ka shtuar mjeku Ryan gjatë një konference për media.

Në anën tjetër epidemiologia Maria Van Kerkhove, ka theksuar se është e rëndësishme që t’i jepet përparësi të bartin maska personave që kanë më së shumti nevojë për to, e ata janë punonjësit shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat