Shkencëtarët pretendojnë se piku i krizës së coronavirusit në Gjermani pritet të ndodhë në qershor, mund të infektohen deri në 1.3 milion njerëz

Bota

Shkencëtarët pretendojnë se piku i krizës së coronavirusit në Gjermani pritet të ndodhë në qershor, mund të infektohen deri në 1.3 milion njerëz

Më: 31 mars 2020 Në ora: 13:17
Foto Ilustrim

Piku i infektimit me coronavirus në Gjermani mund të pritet të ndodhë në qershor.Kështu pretendojnë shkencëtarët e Universitetit Johanes Gutenberg në Majnc dhe Universitetin e Hamburgut.

Gjatë pikut të krizës së coronavirusit do të mund të infektohen deri në 1.3 milion njerëz, pretendojnë shkencëtarët.E sa i përket fundit të epidemisë në Gjermani, ata janë të bindur se do të marrë fund në gusht.

Ministrat e Punëve të Brendshme të shteteve federale dhe krahinave, gjatë një video konference të zhvilluar, kanë deklaruar se kufizimi i lëvizjes dhe kontakti duhet të mbeten në fuqi.

Siç bëri të ditur qeveria e krahinës Tiringisë, këto masa duhet të zbatohen në mënyrë konsekuente.

Kryesuesi në konferencën e ministria të Punëve të Brendshme, ministri i Brendshëm i Tiringisë, Georg Mayer, ka thënë se masat e ndërmarra pritet të japin rezultate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat