Shënohen 141 viktima të reja të koronavirusit në Iran

Bota

Shënohen 141 viktima të reja të koronavirusit në Iran

Më: 31 mars 2020 Në ora: 14:05
Foto Ilustrim

Irani i ka raportuar 141 të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 2898 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, gjithashtu njoftoi se 3111 persona janë diagnostikuar si të infektuar me virusin e ri për një ditë dhe kështu numri i përgjithshëm i rasteve në republikën islamike shkoi në 44 mijë e 606 persona.

Ai tha se 14 mijë e 656 pacientë të infektuar tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, ndërsa rreth 3700 të tjerë ndodhen në gjendje kritike, shkruan “Anadolu”.

Sipas tij, 65 nga 81 milionë banorët e Iranit tashmë i janë nënshtruar kontrollit mjekësor në kuadër të fushatës mbarëkombëtare të nisur më 5 mars.

Irani është shteti më i prekur nga virusi i ri në Lindjen e Mesme dhe një ndër vendet më të goditura në botë, bashkë me Italinë, Kinën, Spanjën dhe Shtetet e Bashkuara.

Rastet e para të virusit u shënuan në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, kurse tash sëmundja është përhapur në 177 shtete dhe territore në mbarë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat