Të burgosurit tentojnë të arratisen prej koronavirusit, 23 ndërrojnë jetë nga përleshjet e dhunshme

Bota

Të burgosurit tentojnë të arratisen prej koronavirusit, 23 ndërrojnë jetë nga përleshjet e dhunshme

Më: 31 mars 2020 Në ora: 19:18
Pamje nga video

Në burgjet e Kolumbisë shpërthyen trazirat e dhunshme nga frika e përhapjes së Covid-19 në dhomat e paraburgimit.

Një i burgosur në Bogota tha për ‘France24’ se burgjeve i mungojnë masat më themelore të higjenës, ndërkohë që pjesa tjetër e vendit është izoluar në përpjekje për të shmangur përhapjen e infeksionit.

Më 21 mars u zhvilluan trazira të koordinuara në 13 qendra paraburgimi në të gjithë Kolumbinë.

Përleshjet më të dhunshme ndodhën në La Modelo, një nga burgjet më të mëdha dhe më të rrezikshme në kryeqytetin e Bogotës. Si pasojë, 23 të burgosur ndërruan jetë dhe 90 persona, përfshirë shtatë roje u plagosën.

Disa të burgosur u përpoqën të arratiseshin dhe pamjet e përplasjeve të dhunshme janë publikuar në rrjete sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat