OBSH bën apel: Vazhdoni masat, nuk e dijmë fundin

Bota

OBSH bën apel: Vazhdoni masat, nuk e dijmë fundin

Më: 2 prill 2020 Në ora: 06:33
Ilustrim

Pavarësisht përmirësimeve të mëdha në vende si Kina dhe Koreja e Jugut, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se pandemia e koronavirusit është ende larg përfundimit në atë rajon.

“Do të jetë një betejë afatgjatë dhe nuk duhet të ndalemi. Duhet që çdo vend i botës të vazhdojë masat kundër virusit bazuar në situatën në terren”, tha drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Paqësorin Perëndimor, Dr. Takeshi Kasai.

Kina njoftoi për një të vdekur dhe 48 raste të reja të martën, asnjë prej tyre nuk e kishte origjinën brenda vendit, ndërsa Koreja e Jugut njoftoi për 125 raste të reja, edhe ato shumica të importuara. Dr. Kasai dhe ekspertë të tjerë gjatë një konference theksuan se qeveritë duhet të marrin masa aktive dhe të ruajnë trysninë për të ndaluar përhapjen e infeksionit të rrugëve të frymëmarrjes.

Ai e bëri të qartë se Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka asnjë provë që rritja e temperaturave dhe afrimi i sezonit të nxehtë do të ngadalësojë virusin, sikurse kishin shpresuar disa të tjerë. Kasai deklaroi se nuk dihet sa do të zgjasë pandemia. Maria Van Kerkhove, sakaq e cila drejton përpjekjet teknike kundër koronavirusit, tha se përpjekjet publike duhet të përfshijnë izolimin, testimin, gjetjen e individëve të prekur dhe futjen e tyre në karantinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat