Covid-19/ Shteti i jep 750 dollarë për ushqime, australiani furnizohet me birra

Bota

Covid-19/ Shteti i jep 750 dollarë për ushqime, australiani furnizohet me birra

Më: 2 prill 2020 Në ora: 14:17
Ilustrim

Një burrë në Australi ka vendosur që ndihmën e dhënë nga shteti për shkak të situatës së koronavirusit ti përdorë për kënaqësinë e tij.

Në vend që të mbushë shtëpinë me ushqime, ai shpenzoi 750 dollarë me birra.

Siç raporton Daily Mail, sapo paratë u derdhën në llogarinë e tij, nxitoi për të shkuar në dyqan që të blinte alkool.

‘Sapo kam harxhuar paratë e ndihmës, kam marrë mbi 8 koli me birra dhe them se do jenë mjaftueshëm për të paktën 8 ditë. Ndihem i lumtur’, tha ai në një video që e shpërndau online.

Në rrjete sociale nuk kanë munguar reagimet pozitive, por edhe kritikat.

Kishte raste kur ndjekësit shpreheshin të zhgënjyer se ndihma e shtetit po ikën dëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat