Kompania e veturave Ford: Ventilatorët e prodhuar do t’i shpërndajë Trump

Bota

Kompania e veturave Ford: Ventilatorët e prodhuar do t’i shpërndajë Trump

Nga: E.B Më: 3 prill 2020 Në ora: 17:47
Ford dhe Heathcare

Jim Baumbick, Nënkryetari i Ndërmarrjes të Ford-it, tha se kompania nuk do t'i jepte ventilatorët e saj ofertuesit më të lartë, por përkundrazi të mbështetet në ekspertizën e partnerit GE Healthcare dhe administratës Trump të vendosë se ku t'i dërgojë ato.

Ai tha se ventilatorët duhet të shkojnë atje ku janë të nevojshëm dhe ekspertët e dinë më së miri.

Kujtojmë se Ford dhe GE Healthcare po planifikojnë në partneritet të prodhojnë 50,000 ventilatorë për të infektuarit me koronavirus në 100 ditët e ardhshme, raporton CNN, transmeton Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat