Nuk e lejoi që të largohej nga izolimi, burri i infektuar me koronavirus kafshon infermieren

Bota

Nuk e lejoi që të largohej nga izolimi, burri i infektuar me koronavirus kafshon infermieren

Më: 3 prill 2020 Në ora: 23:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 47-vjeçar nga Nigeria, i infektuar me koronavirus, është ndaluar nga policia kineze pasi dyshohet se sulmoi dhe kafshoi një infermiere në fytyrë, në përpjekje për t’u “arratisur” nga izolimi.

Burri i identifikuar si Okonkwonwoye Chika Patrick, sulmoi dhe kafshoi pa mëshirë infermieren, e identifikuar Wang, pasi kjo e fundit e ndaloi atë që të linte repartin e karantinës, në një spital në Guangzhou të Kinës.

Policia lokale tha se pacienti i ndaluar po merr mjekim në karantinë dhe është nën mbikëqyrje. Pasi të shërohet plotësisht, ai do të ndiqet penalisht në përputhje me ligjet kineze, shkruajnë mediat e huaja. Okonkwonwoye, ishte shtruar në spital që më 23 mars. Ai rezultoi pozitiv me virusin korona më 20 mars dhe sapo ishte kthyer nga një udhëtim jashtë territorit kinez.

“Për momentin pacienti është ende pozitiv me koronavirus. Spitali ka forcuar masat e tij të sigurisë në zonën e izolimit të brendshëm. Policia dëshiron të theksojë përsëri, se të gjithë udhëtarët që hyjnë brenda vendit duhet të respektojnë në mënyrë rigoroze, ligjet përkatëse dhe rregulloret antivirus në Kinë”, thuhej në një deklaratë të policisë.

Sakaq, kujtojmë që deri më tani në të gjithë kinën rezultojnë 81.620 persona të infektuar ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar në 3.322 persona, shkruajnë mediat e huaja.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat