Rreth 1,1 milion të infektuar me koronavirus në të gjithë botën dhe mbi 58 mijë të vdekur

Bota

Rreth 1,1 milion të infektuar me koronavirus në të gjithë botën dhe mbi 58 mijë të vdekur

Më: 3 prill 2020 Në ora: 23:41
Foto

Numri i të infektuarve me Covid-19 në të gjithë botën ka shkuar në rreth 1,1 milion konkretisht, 1,076,017.

Sipas statistikave të publikuara nga Universiteti amerikan John Hopkins numri i personave të vdekur nga koronavirusi ka shkuar në 58,004.

Të shëruar deri tani janë 225,335 pacientë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve në rang global, me 261,438 ndërsa të vdekur janë 6,803.

Ndërsa Italia ka numrin më të madh të viktimave. Deri tani numri ka arritur në 14,681 viktima.

Rekord ka shënuar Franca pasi brenda 48 orëve janë shënuar 2,475 viktima duke e çuar në 6,507 numrin total të të vdekurve

Në Shqipëri numri i të vdekurve ka shkuar në 16 dhe janë 304 të infektuar.

Ndërsa në Kosovë deri tani janë 132 raste të infektuar, një viktimë dhe 16 të shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat