Mbi 10 mijë të vdekur nga koronavirusi në SHBA

Bota

Mbi 10 mijë të vdekur nga koronavirusi në SHBA

Më: 6 prill 2020 Në ora: 20:03
Foto

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar të paktën 10.335 vdekje nga koronavirusi, sipas një njoftimi nga Universiteti Johns Hopkins.

Johns Hopkins po raporton të paktën 347,003 raste me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara.

Vatra e koronavirusit vazhdon të jetë Nju Jorku, ku shifra e përgjithshme e të infektuarve ka shkuar në mbi 100 mijë.

Për shkak të numrit të madh të vdekjeve, këshilltarë politik kanë paralajmëruar për varrimin në llogore të viktimave nga koronavirusi në Nju Jork.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat