Irani akuzon Kinën për informacione të pasakta lidhur me COVID-19

Bota

Irani akuzon Kinën për informacione të pasakta lidhur me COVID-19

Më: 7 prill 2020 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Anëtarja e Bordit kombëtar për luftën kundër koronavirusit në Iran, Minu Mahrez ka mbrojtur idenë e saj se autoritetet kineze nuk kanë dhënë informacione dhe shifra të drejta lidhur me (COVID-19), shkruan Anadolu Agency.

Duke folur për agjencinë punëtore iraniane të lajmeve, Mahrez ka mbështetur deklaratën se "Kina bëri një shaka të hidhur ndaj botës" të bërë nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour.

"Nuk mund të priten statistika dhe të dhëna të sakta nga Kina. (Kinezët) kanë tërhequr shumë artikuj. Shumica e shifrave dhe informacioneve që ata dhanë nuk ishin të sakta. Fataliteti dhe infektimi me COVID-19, tregoi se kjo sëmundje ishte përtej deklaratave të qeverisë kineze", tha Mahrez.

Ajo tha se edhe informacioni në lidhje me shfaqjen e COVID-19 vetëm në qytetin Wuhan të Kinës duhet të vihet në dyshim. "Ne nuk e dimë nëse kjo sëmundje ka përfunduar apo jo në Kinë. Duke pasur parasysh historinë e studimeve të tyre shkencore, nuk mund të ketë siguri as në shifrat që ata kanë dhënë. Përhapja e sëmundjes është më e frikshme se informacioni i dhënë nga Kina", tha Mahrez.

Në një deklaratë dje, Jahanpour duke kritikuar deklaratat e qeverisë kineze lidhur me shifrat për koronavirusin e ri (COVID-19) tha se "Kina i bëri një shaka të hidhur botës lidhur me shifrat dhe statistikat që ka njoftuar për të sëmurët dhe të vdekurit nga koronavirusi. Vendet e prekura me këtë sëmundje menduan se sëmundja ishte më e lehtë se gripi", tha Mahrez.

COVID-19 që u shfaq për herë të parë në Kinë dhe me pas u përhap në mbarë botën për herë të parë në Iran u regjistrua në qytetin Qom më 19 shkurt dhe më pas u përhap në të gjithë vendin.

Që nga sot në Iran numri i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në 3.739 ndërsa numri i rasteve në 60.500.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat