Ministri brazilian: Koronavirusi është pjesë e planit të Kinës për dominim në botë

Bota

Ministri brazilian: Koronavirusi është pjesë e planit të Kinës për dominim në botë

Më: 7 prill 2020 Në ora: 14:14
Abraham Weintraub

Kina ka reaguar ndaj qeverisë braziliane pasi ministri i arsimit i shtetit më të madh në Amerikën Jugore tha se koronavirusi është i lidhur me planin e Kinës për të dominuar në botë.

Ambasada e Kinës në Brazil e dënoi postimin e ministrit të arsimit, Abraham Weintraub, në Twitter, duke e cilësuar si shumë racist dhe kërkoi shpejgim nga qeveria braziliane, shkruan “Daily Mail”.

“Qeveria kineze pret një shpjegim zyrtar nga Brazili. Jemi të vetëdijshëm se populli ynë është duke u rezistuar fjalëve raciste me dëshirën që ta ruajmë miqësinë tonë”, shkroi ambasadori Yang.

Ministri në disa fjalë në postimin e tij e kishte zëvendësuar shkronjën “r” me shkronjën “l”. Këto ndryshime përdoren zakonisht për t’u tallur me theksin e kinezëve kur ata e flasin ndonjë gjuhë të huaj.

Tensionimi i marrëdhënieve mes dy prej shteteve më të mëdha në botë me popullsi dhe sipërfaqe erdhi pikërisht në kohën kur Brazili po shpreson të sigurojë më shumë pajisje mjekësore nga Kina për ta luftuar koronavirusin.

Më parë, djali i presidentit brazilian, Jair Bolsonaro, Eduardo, e kritikoi Kinën për diktaturë në lidhje me trajtimin e pandemisë, duke shkaktuar reagime të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat