“Shkova në plazh, jam idiot”/ Ministri i Shëndetësisë jep dorëheqjen pasi theu karantinën mes krizës së koronavirusit

Bota

“Shkova në plazh, jam idiot”/ Ministri i Shëndetësisë jep dorëheqjen pasi theu karantinën mes krizës së koronavirusit

Më: 7 prill 2020 Në ora: 14:51
David Clark

Koronavirusi i përhapur në Zelandën e Re duket se nuk ka ndikuar aspak mirë tek qeveritarët.

Ministri i Shëndetësisë në Zelandën e Re, David Clark ka dhënë dorëhqejen, pasi doli nga karantiana. Ai pranoi publikisht se kishte shkuar në plazh me familjen, duke u larguar rreth 20 kilometra larg shtëpisë së tij.

Dorëheqja e Clark nuk është pranuar nga kryeministrja Jacinda Ardern, e cila ka thënë se kjo nuk është koha e duhur për të dhënë dorëheqjen sepse ekipi qeveritar duhet të qëndrojë i bashkuar në krizën e COVID-19.

Ministri Clarke ishte fotografuar edhe më parë duke ecur me biçikletë, por herën e fundit ai e ka quajtur veten një idiot për veprimin që bëri, raporton BBC.

“Në një kohë kur ne po kërkojmë nga banorët e Zelandës së Re që të bëjnë sakrifica historike, unë e braktisa ekipin. Jam një idiot dhe e kuptoj pse njerëzit do të zemërohen me mua. Si ministër i shëndetësisë, është përgjegjësia ime që jo vetëm t’i ndjek rregullat, por të jap një shembull për Zelandën e Re. Unë i kërkova falje kryeministres për mungesën e gjykimit dhe dhash dorëheqjen.”,  tha Clark.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat