Miratohet trajtimi i plazmës së gjakut nga pacientët e shëruar me COVID-19

Bota

Miratohet trajtimi i plazmës së gjakut nga pacientët e shëruar me COVID-19

Më: 7 prill 2020 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Një trajtim për koronavirus, tashmë i aprovuar në SHBA dhe Britani të Madhe, i cili përdor plazmën e gjakut nga pacientët e rikuperuar e të të ndihmojë pacientët të tjerë me COVID-19 të shërohen, ka zbuluar një studim.

Dhjetë pacientë të infektuar në Kinë që ishin të sëmurë rëndë në spital vërejtën që simptomat e tyre të zhdukeshin ose të përmirësoheshin shpejt brenda tre ditësh pas terapisë në fjalë, raporton Daily Mail.

Atyre iu dha një dozë gjaku e dhuruar nga të mbijetuarit e virusit COVID-19, të cilët kishin antitrupa të nevojshëm në systemin imunitar për të mposhtur virusin.

E njohur si terapi plazma konvulsive, së fundmi i është dhënë drita e gjelbër nga rregullatorët mjekësorë në Britani të Madhe dhe SHBA  për t’u testuar tek pacientët me sëmundje kritike, pas sukseseve të një trajtimi të tillë në spitalet në Kinë.

Terapia duket të jetë e sigurt deri më tani, pa asnjë efekt anësor serioz të vërejtur në grupin e vogël të studimit.

Një grua nga Nju Jorku, e cila i mbijetoi virusit pandemik, u bë një nga amerikanët e parë që dhuroi plazmën e gjakut për të ndihmuar të tjerët.

Por megjithëse ekspertët thonë se plazma konvulsive është ‘një mundësi e rëndësishme për t’u ndjekur’, nuk ka asnjë provë përfundimtare se ajo është ende efektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat