Njerëzit harrojnë rregullat e izolimit, dalin për të parë figurën e Jezu Krishtit në pemë

Bota

Njerëzit harrojnë rregullat e izolimit, dalin për të parë figurën e Jezu Krishtit në pemë

Më: 9 prill 2020 Në ora: 09:22
Pamje nga video

Disa banorë në një qytet të Kolumbisë thyen rregullat e izolimit për të parë një imazh në pemë që thuhej se ishte fytyra e Jezu Krishtit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Mangangue ku njerëzit zgjodhën të lënë shtëpitë e tyre për tu lutur para figurës së tij.

Ndonëse pandemia e koronavirusit vijon të përhapet me shpejtësi, ata i harruan masat mbrojtëse dhe dolën jashtë.

Nga pamjet e siguruara shihet imazhi i Jezusit që është vendosur lart në pemë. Në një video të regjistruar nga gazetari Rafael Rodriguez për median El Propio, duket se njerëzit kanë rrethuar pemën dhe duan të bëjnë fotografi.

“Dhjetëra njerëz kanë dalë këtu. Ata duan të shohin figurën për të cilën besojnë se është e Krishtit. Ata kanë harruar totalisht koronavirusin dhe janë këtu duke parë imazhin”, tha ai.

Peshkopi lokal nuk ka bërë ende asnjë reagim përveçse i lutet njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi në këto ditë të vështira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat