Studiuesit dalin me raport publik: Covid-19 po përhapet me 3 mutacione të ndryshme në vende të ndryshme

Bota

Studiuesit dalin me raport publik: Covid-19 po përhapet me 3 mutacione të ndryshme në vende të ndryshme

Më: 11 prill 2020 Në ora: 21:29
Foto ilustrim

Studiues nga Britania e Madhe kanë ndërtuar një hartë të përhapjes së koronavirusit COVID-19 nga vendi i origjinës së tij, Vuhani, Kinë dhe kanë gjetur tre variante të ndryshme, tipet A, B dhe C

Ekspertët kanë zbuluar se nëpër botë janë përhapur tipe të ndryshme të koronavirusit. COVID-19 ka pësuar tre mutacione të ndryshme dhe kategorizohet sipas tipeve A, B dhe C.

Ai i pari, tipi A, që u identifikua në Vuhan, Kinë, mendohet se është përhapur në SHBA, ku Nju Jorku ka më shumë se 180 mijë raste.

Sipas të përditshmes britanike Mirror, Anglia dhe Evropa besohet se kanë tipin C. Studiues nga Universiteti i Kejmbrixhit kanë arritur të rindërtojnë rrugëtimin fillestar të koronavirusit teksa virusi përhapej në Vuhan në muajin dhjetor e më pas në Evropë dhe në Amerikën e Veriut.

Studimi tregon se tipi A, që është edhe virusi fillestar më i afërt me virusin që gjendet te lakuriqët e natës dhe te pangolinët, nuk ishte virusi më i përhapur në Kinë. Ky tip, pra tipi A është më i pranishëm në Australi dhe në SHBA.

Kina u godit kryesisht nga tipi B, i cili ka qenë në qarkullim që për vigjilje të Krishtlindjes. Besohet se ky lloj ka pësuar mutacione të ngadalta brenda në Kinë, por të shpejta jashtë Kinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat