COVID-19/Regjistrohet rasti i parë i një pacienti të vdekur që infekton persona të tjerë

Bota

COVID-19/Regjistrohet rasti i parë i një pacienti të vdekur që infekton persona të tjerë

Më: 14 prill 2020 Në ora: 18:38
Ilustrim

Një mjek ligjor vdiq pasi u infektua me koronavirus nga një pacient i vdekur

Një mjek ligjor në Tajlandë ka gjetur vdekjen pasi u infektua nga një pacient që kishte vdekur nga koronavirusi, raporton noa.al duke cituar një komunikatë nga Journal of Forensic and Legal Medicine.

Mjeku ishte infektuar në Bangkok në atë që mund të konsiderohet si rasti i parë në botë i këtij lloji.

Shkencëtarët paralajmëruan në letrën e dërguar në Revistën e Mjekësisë Ligjore se mjekët ligjorë duhet të marrin masa mbrojtëse kundër këtij infeksioni.

Organizata Botërore e Shëndetit i kanë paralajmëruar personat që merren me njerëzit e vdekur të tregohen të kujdesshëm, për shkak se ende nuk është kuptuar se si vepron koronavirusi.

Sipas shkencëtarëve, mjeku ligjor ishte njëri nga dy mjekët e vetëm që ishin infektuar në Tajlandë. Kështu, sipas tyre, kishte shumë pak gjasa që mjeku të kishte rënë në kontakt me një pacient të gjallë bartës të virusit.

Lajmi duket të jetë dekurajues për apelin e bërë nga mjekët ditët e fundit, që të ekzaminohen trupat e viktimave nga koronavirusi duke u kryer autopsi e cila sipas tyre është në ndihmë e çmuar për të kuptuar Covid-19 dhe mbrojtjen prej tij. Më së shumti deri tani, bëhet një varrim i trupave duke ndaluar riahpej për çdo lloj arsyeje të varreve për të paktën dy vjet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat