Ulet niveli i ndotjes me 50%

Bota

Ulet niveli i ndotjes me 50%

Nga: E.B Më: 16 prill 2020 Në ora: 12:40
Ilustrim

Kufizimet e komunikacionit dhe udhëtimeve nga koronavirusi kanë luajtur një rol në shkaktimin e rënies së ndjeshme të niveleve të ndotjes në Evropë gjatë muajit të kaluar, ka thënë Agjensia Evropiane e Hapësirës (ESA).

Nivelet e dioksidit të azotit janë ulur rreth 50% në disa qytete, tha agjensia të enjten, duke theksuar se rënia përkon me masat e rrepta të karantinës të zbatuara në të gjithë Evropën.

Përmirësimet në cilësinë e ajrit ishin veçanërisht të qarta në Francë, Spanjë dhe Itali.

Paris pati një rënie dramatike prej 54% në përqendrimet e dioksidit të azotit kur krahasoi periudhën 13 Prill - 13 Mars me të njëjtën kohë në 2019.

Gjithashtu edhe Madridi, Milano dhe Roma kanë pasur ulje rreth 45%.

Përqendrimet e dioksidit të azotit ndryshojnë gjerësisht nga dita në ditë për shkak të ndryshimeve në kushtet e motit, tha agjensia gjithashtu, duke pranuar se ekziston një ndryshueshmëri e shkaktuar nga moti, gjë që e bën të vështirë tërheqjen e konkluzioneve bazuar vetëm në matje ditore ose javore, raportoi CNN, transmetoi Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat